FTESE PER GAZETARE

Kjo ftesë i drejtohet gazetarëve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në qytetet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë

Duke e vlerësuar rolin e medias vizive dhe të shkruar si një prej faktorëve kryesorë në rritjen e transparencës dhe angazhimit të qytetarëve në proçeset vendimmarrëse, ftohen gazetarët që punojnë në qytetet Shkodër, Tiranë, Elbasan, Berat dhe Vlorë të jenë pjesë e trajnimit një ditor, i cili synon të ndikojë në rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për të qënë të përfshirë në debatë, konsultime dhe raportime mbi tematika thelbësore që lidhen në mënyrë të drejtë për drejtë me qytetarin dhe mjedisin.
Kjo përqasje bazohet në nevojën për të forcuar rolin dhe ndikimin e publikut, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesuar në proceset vendimarrëse të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis/Vlerësimit Strategjik në Mjedis, si edhe në reflektimin e çdo zhvillimi social apo politik që ndikon në mbarëvajtjen e procesit.

Nëpërmjet kësaj nisme gazetarët mund të:
– zhvillojnë më tej njohuritë e tyre për proçedurat mbi VSM/VNM;
– të jenë më të informuar mbi tematika mjedisore;
– ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe rolit të publikut për çështjet mjedisore;
– angazhohen dhe të forcojnë bashkëpunimin në nivel lokal me organizatat mjedisore.
– fokusojnë mjedisin në agendën mediatike si një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të qendrueshëm

Kjo ftesë vjen në zhvillim të projektit  “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“ mbështetur nga: Bashkimi Evropian, në kuadër të programit të grantit “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED)”, nëpërmjet INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri).

Ju lutem dërgoni emrin e personit dhe gazetën/median që mbulon (nëse ka të tillë) brenda datës 20 shkurt 2017.

Për çdo informacion plotësues mos hezitoni të kontaktoni organizatën zbatuese të projektit në nivel lokal:
– Qendra mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)-Tiranë: Herda Paço herda.paco@eden-al.org
– Klubi Ekologjik Elbasan (KEE): Ahmet Mehmeti ahmeteccel@hotmail.com
– Qendra e Infomacionit Aarhus Shkodër (AIC): aicshkodra@gmail.com
– Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim: (CRCD)- Vlorë: Alba Naçi info@crcd.org.al
– Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore (FSEW)- Berat:  natyraberat@yahoo.com

Më shumë rreth projektit “Shoqëri pjesëmarrëse në vendimmarrje“ klikoni këtu