Shoqëri pjesëmarrëse në vendimarrje

Project Info

Kohëzgjatja: Nentor 2016- Nëntor 2018

Vendodhja: Tiranë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Berat
Burimi i fondeve: Bashkimi Evropian, në kuadër të programit të grantit “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm (CO-SEED)”, nëpërmjet INCA

Përshkrim i shkurtër
Projekti zhvillohet në 5 qytete të Shqipërisë dhe ka për qëllim që të nxisi proces sa më të mirë të pjesëmarrjes në vendimmarrje për VNM/VSM në Shqipëri nëpërmjet rritjes së kapacitetit të OJF-ve duke u angazhuar në mënyrë aktive dhe cilësore në konsultimet publike.

Objektivat e projektit janë: rritja e kuptimit të palëve të interesuara të raporteve të VNM/VSM-së dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së publikut në vendet ku projekti ka zbatim; nxitja e njoftimit të përshtatshëm për pjesëmarrje aktive të OJF-ve dhe të anëtarëve të komunitetit në konsultimet publike të VNM/VSM.

Media është një aktor i rëndësishëm në mbarëvajtjen e projektit. Në secilin qytet dhe në Vlorë nëpërmjet Qendrës CRCD, zbatuese e projektit në nivel lokal, do të identifikohen raste ku mund të ndiqet dhe të nxitet një proces sa më i mirë për pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Aktivitete

  • Trajnim një ditor mbi rritjen e kuptimit të VNM/VSM dhe proçedurave ligjore
  • Lobim për të përmirësuar mekanizmat e pjesëmarrjes së publikut në proçes